Snoop Dogg emërohet trajner nderi i Ekipit Kombëtar të SHBA-së për Lojërat Olimpike Dimërore 2026

Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg është emëruar “trajner nderi” i Ekipit Kombëtar të SHBA-së për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, që do të zhvillohen në Milan dhe Cortina, Itali, nga 6 deri më 22 shkurt.

Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i Shteteve të Bashkuara (USOPC) njoftoi se ylli 54-vjeçar do të marrë një rol vullnetar, duke festuar dhe mbështetur sportistët amerikanë jashtë fushës së garës.

Snoop Dogg ka qenë një figurë e rëndësishme për ekipin amerikan edhe gjatë Lojërave Olimpike Verore në Paris vitin e kaluar, ku shërbeu si korrespondent special për transmetuesin NBC dhe performoi në ceremoninë e dorëzimit për Los Angeles 2028.

Ai vetë tha: “Sportistët e Ekipit Kombëtar të SHBA-së janë yjet e vërtetë – unë jam këtu vetëm për t’i mbështetur, për t’i frymëzuar dhe ndoshta për të dhënë pak urtësi nga krahu i fushës”.

USOPC shtoi se Snoop Dogg do të shtojë humorin dhe zemrën e tij karakteristike për të motivuar sportistët amerikanë, ndërsa CEO e organizatës, Sarah Hirshland, theksoi se entuziazmi i reperit për lëvizjen olimpike dhe paralimpike është ngjitës.

Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus Jr, është një tifoz i madh sportiv dhe themeloi në 2005 Snoop Youth Football League, një iniciativë që ofron mundësi për fëmijët e zonave urbane të luajnë futboll amerikan në stadiume të ndryshme në SHBA.

Ai shtoi: “Ky ekip përfaqëson më të mirën që sporti mund të ofrojë: talent, zemër dhe përkushtim. Nëse unë mund të sjell pak më shumë dashuri dhe motivim, kjo është një fitore për mua. /BBC