Murtezaj: Përkrah kryeministrit të ardhshëm Hamza, për një ekonomi të fortë dhe paga të larta

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Ilir Murtezaj, ish-shefi i ATK-së, është shprehur krenar për rrugëtimin e ri politik përkrah liderit të partisë, mikut të tij, Bedri Hamza.

Murtezaj tha se kryeministri i ardhshëm Hamza është njeri i dëshmuar në udhëheqje dhe ekonomi, prandaj si pjesë e ekipit të tij, do të angazhohet për një ekonomi më të fortë, paga më të larta dhe investime në vend.

“Krenar që jam në këtë rrugëtim të ri politik përkrah mikut tim, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza, një njeri me integritet, i fjalës dhe me përvojë të dëshmuar në udhëheqje dhe ekonomi.

Si pjesë e ekipit të tij dhe kandidat për deputet në listën e PDK-së, do të angazhohem që tërë përvojën time në ekonomi dhe financa ta vë në shërbim të një mendësie të re qeverisëse që punon për ekonomi të fortë, paga më të larta dhe investime gjithandej Kosovës #IlirMurtezaj44 #BedriHamza1 #PDK130”.