Prenkaj: SHBA-ja po kërkon qeveri jokonfliktuoze
Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, duke komentuar reagimin e fundit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila ka kërkuar nga Qeveria në detyrë që të ndërmarrë hapa konkretë për uljen e tensioneve, në mënyrë që të rikthehet dialogu strategjik SHBA–Kosovë, tha se këto janë mesazhe serioze që tregojnë pakënaqësinë me qasjen jo bashkëpunuese të Albin Kurtit.
Prenkaj tha se qytetarët e Kosovës duhet t’i kuptojnë mesazhet e qarta të SHBA-së, e cila po kërkon një qeveri jokonfliktuoze.
“SHBA-ja dhe shtetet e tjera janë mësuar, dhe ne publiku i Kosovës jemi mësuar, me eufemizmat e zotit Kurti dhe të idhnarëve të tij. Është momenti i fundit që publiku i Kosovës t’i kuptojë mesazhet që vijnë nga SHBA-ja, të cilat vijnë herë pas here, por në mënyrë të rregullt, si nga Departamenti i Shtetit që përmend vijat e kuqe me emrin dhe mbiemrin e caktuar që është Albin Kurti. Edhe Komiteti për Politikë të Jashtme, i cili thekson çështjet problematike që ka me zotin Kurti. Tani, reagimi i fundit i ambasadës, i cili kërkon deeskalim e bashkëpunim në mënyrë që të rikthehet dialogu strategjik. Nuk do të kemi dialog strategjik derisa të kemi sjellje të tilla që e ngufatin Kosovën dhe e rikthejnë atë në retorikën historike nacionaliste, e cila për fat të keq po keqkuptohet nga publiku”, tha ai. /rtv21