Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdekur dje në Brod
I riu Yll Hiseni, që u gjet i vdekur ditën e djeshme, disa ditë pasi u raportua i zhdukur, do të varroset sot.
Familja ka njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 16:00, në lagjen “Ogushaj” të fshatit Brod të Shtërpcës.
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pas operacionit që nisi të enjten, e gjeti trupin e pajetë jo fort larg shtëpisë.
Rrethanat e rastit akoma nuk dihen, por që Policia e Rajonit të Ferizajt tashmë ka nisur një hetim.