Vdes edhe personi i dytë nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gruaja e lënduar rëndë nga aksidenti me fatalitet sot në autostradën “Ibrahim Rugova” nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në QKUK.

Fillimisht viktima ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë, është vendosur të transferohet në Prishtinë.

Fatkeqësisht në Klinikën Emergjente e njëjta është dërguar pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Është sjellë nga Spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, është shprehur ai.

Edhe Shefajet Berisha, nga Spitali i Prizrenit, bëri të ditur për klankosova se gjendja e tashmë të ndjerës ka qenë e rëndë.