“Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën” - protestojnë punëtorët e KEK-ut
Punëtorët e KEK-ut kanë nisur protestën nga ora 11:00 para zyrave të Korporatës.
Të njëjtët po kërkojnë rritjen e pagave, nivelizimin e pagave të sigurimit fizik, si dhe zbatimin e pagës së 13-të.
Me pankarta në duar, ata kanë përzgjedhur një formë të protestës paqësore.
“Punëtorët e rrezikuar në punë, por rrezikshmëria nuk paguhet”, “Duam ngritjen e pagave, dhe ne duam jetën”, “Menaxhment, respekto Ligjin e punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime” - janë disa nga thirrjet e tyre në pankarta. /klankosova