Tahiri: Amerika ia çeli sytë Kosovës për Ramush Haradinajn 

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark dhe dëshmitarë të tjerë në Hagë, kanë kontribuar në formimin e një imazhi të qartë për Ramush Haradinajn dhe për rolin e tij në luftën për lirinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e të enjtes në emisionin “Edicioni Special”, Tahiri theksoi se Amerika ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës dhe për mbështetje ndaj liderëve të Kosovës pas luftës, raporton Klankosova.tv.

“Vlera më e madhe e këtij kombi është lufta për liri. Kjo tokë, nga Gjergj Kastrioti deri në vitin 1999, nuk ka qenë e lirë, dhe liria ka ardhur falë luftës dhe falë Amerikës. Siç ka thënë Kryeministri, ‘nuk kemi nevojë për Amerikën’, por ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm për me i çel sytë për popullin e Kosovës dhe për Ramush Haradinajn.

Wesley Clark ka treguar qartë çfarë ka bërë për lirinë dhe çfarë ka thënë Millosheviqit për këtë çështje, edhe se çka mendon për Ramush Haradinaj”, tha Tahiri. /klankosova