Ajo që ka thënë Hajdari për rezervat shtetërore është e vërteta, thekson Kurti

I pyetur për rezervat shtetërore dhe aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se kjo temë është e sqaruar më parë.

Sipas Kurtit, ajo që ka thënë ministrja në detyrë, Hajdari në konferencën e parë për këtë temë është e vërtetë dhe e saktë, raporton Zeri.info.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngrites së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari”, u shpreh Kurti në Kanal10./Zëri