Kurti: Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme, me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë [video]

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është deklaruar për çështjen e pasaportës, me ç’rast tha: “shtet i fortë - pasaportë e fuqishme”.

Ai tha se gjatë qeverisjes së tij liberalizimi i vizave u arrit me punë e pa kompromise e pa shampanja.

“Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës”, shkroi Kurti.