Gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18-vjeçari Yll Hiseni është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.

Kjo u konfirmua për klankosova nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.

“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”, deklaroi ai.