Përlotet Ramush Haradinaj derisa sheh videon e nënës Rukë duke vajtuar për djemtë e vrarë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është përlotur sot, teksa po shikonte një video të nënës së tij teksa vajton për djemtë Enver dhe Shkëlzen, që u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai tha se vdekja e tyre shkaktoi plagë të thellë për nënën e tij, raporton Kanal0, transmeton Zeri.info.
“Është shumë e rëndë, mundohemi të ia lehtojmë këtë dhimbje nanës. Mundohemi me u sill sa ma mirë me të”, u shpreh Haradinaj ndër tjera. /Zëri