Një i lënduar nga zjarri në një banesë në lagjen “Bregu i Diellit”

Një person ka pranuar trajtim mjekësor, pas zjarrit që është shkaktuar në një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për “Zërin” Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar trajtim mjekësor”, tregoi Pllana.

Tutje, Pllana bëri të ditur se aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e plotë të incidentit. /Zëri