Bnezema nënshkruan kontratë dy vjeçare me arabët
Karim Benzema i ka mbyllur të gjitha dilemat për të ardhmen. Ylli francez ka nënshkruar zyrtarisht një zgjatje dyvjeçare me Al-Ittihad, marrëveshje që do ta mbajë 38-vjeçarin te kampionët e Ligës Profesionale Saudite deri në vitin 2028.
Ky rinovim, i konfirmuar të hënën, i jep fund muajve të spekulimeve për një rikthim sensacional te Real Madridi.
Vetë Benzema e kishte lënë derën hapur, duke thënë se një rikthim do të ishte “i mundshëm” për aq kohë sa Florentino Pérez vazhdon të jetë president.
“Nëse Florentino është ende aty, është e mundur. Ne flasim… Unë jam një madrilen, e ndiej këtë brenda vetes”, u shpreh ai për AS, deklaratë që ndezi menjëherë shpresat për një ribashkim me ish-shokun e skuadrës, Xabi Alonso.
Por marrëveshja e re ndryshon gjithçka. Benzema i cili iu bashkua Al-Ittihad në vitin 2023 me një kontratë trevjeçare tejet fitimprurëse do të vazhdojë aventurën e tij në Jeddah, në vend që të kthehet në klubin ku u shndërrua në legjendë, duke fituar 25 trofe, përfshirë pesë Liga të Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe Topin e Artë 2022.