Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës
Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendëskomandant i brigadës së zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Ai bëri të ditur se zjarri nuk e ka përfshirë të gjithë objektin, por vetëm zyrën e administratës.
Derisa bëri të ditur se për momentin nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll.
“Zjarri shpërtheu në orën 21:00, dhe bëhet fjalë për deponë e Vivës, ku në brendësi ka shpërthyer zjarri në zyrën e administratës. Vetëm për këtë zyrë bëhet fjalë. Nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll”, tha Shkodra.
Nuk dihet nëse nga ky zjarr ka të lënduar.