Vdes anëtari i stafit të FC Prishtina, Dren Ferataj
Prishtina ka njoftuar se Dren Ferataj ka ndërruar jetë.
Ferataj ka qenë anëtar i stafit të klubit kryeqytetas po ashtu dhe IT i bardhekaltërve.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi teksa ka shprehur pikëllim të thellë për këtë humbje.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. /Zëri
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.
Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.
Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij.
Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe.