Jennifer Lopez dallohet me stil në dasmën e një miliarderi indian
Jennifer Lopez ka shkëlqyer sërish, këtë herë në dasmën luksoze të një miliarderi indian fundjavën e kaluar, ku performoi kundrejt një shume prej 2 milionë dollarësh. Përveç performancës, vëmendja u fokusua te veshja dhe bizhuteritë e saj spektakolare.
Stilisti i Lopez, Mariel Haenn, publikoi disa foto zyrtare nga një nga fustanet e këngëtares. Fustani tradicional, i krijuar nga dizajneri indian Manish Malhotra, ishte pa supe dhe i zbukuruar me kristale, me një pjesë të sipërme në stil korseti dhe fund që rridhte mbi trup, duke krijuar një pamje elegante dhe mbresëlënëse.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishin bizhuteritë e saj: një gjerdan masiv me smaralde dhe një set i kompletuar me gurë të çmuar, të cilat theksuan edhe më shumë bukurinë dhe hijeshinë e Lopez.
Dasma, e cila zgjati katër ditë, ishte një festë luksoze ku Jennifer Lopez nuk shkëlqeu vetëm si këngëtare, por edhe si ikonë e modës dhe elegancës./kultp
lus