Nën ndikimin e substancave narkotike, djali rrah babanë
Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së hënës në stacionin policor në Fushë-Kosovë, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, babai ka raportuar se djali i tij, nën ndikimin e substancave narkotike, e ka rrahur atë.
Siç bëhet e ditur në raport, veprime të tilla i dyshuari bën shpeshherë, madje edhe kërkon para dhe bëhet agresiv.
Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është në kërkim të organeve të rendit.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Dhunë në familje
Fushë-Kosovë, 08.12.2025 – 17:24. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas viktimës, i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh - kërkon para dhe bëhet agresiv. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar. /Zëri