Pal Lekaj, i bindur që LVV-ja në zgjedhjet e dhjetorit s’do t’i marrë as 40%

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 28 dhjetor.

Lekaj tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i marrë as 40 për qind të votave.

“Qytetari ka me vendosë më 28 dhjetor që me ia tregu vendin. Të jeni të bindur që as 40 për qind. Jemi gjallë e shëndosh, prapë do të vijë”, tha ai.

Lekaj gjithashtu u shpreh se Albin Kurti do të bindet se ka krijuar strategji të gabuar, që siç u shpreh ai, ka menduar që mashtrohen qytetarët.

“Unë mendoj që më 28 dhjetor, Kurti do të bindet që ka krijuar një strategji të gabuar, që ka menduar që i mashtron lehtë qytetarët. Qytetari jonë nuk mashtrohet”, u shpreh ai në Klan Kosova.