Osmani pas takimit me homologun hungarez: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
Gjatë së hënës presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim homologun hungarez, Tamas Sulyok.
Osmani tha se gjatë takimi u bisedua për thellimi e marrëdhënieve mes dy shteteve, raporton Zeri.info.
“Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian”, shkroi Osmani. /Zëri