“E merituam fitoren ndaj Juventusit”, Amir Rrahmani lavdëron Spalletin dhe kërkon fokus për Ligën e Kampionëve
Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani thotë se Napoli e meritoi fitoren ndaj Juventusit, por tani duhet të fokusohen për ta siguruar një vend në play-offin e Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide në triumfin 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, ku te “Bianconerët” u inkuadrua edhe Edon Zhegrova.
Pas ndeshjes, Rrahmani deklaroi se duhet ta shijojnë fitoren ndaj Juves, meqenëse Napoli e meritoi plotësisht.
“Nuk jemi në probleme, kurrë nuk kemi qenë. Shumë lojtarë po mungojnë shkaku i lëndimeve, por të gjithë po bëjmë mirë”.
“Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam”.
Ai ndër të tjera dha lëvdata edhe për trajnerin e Juventusit Luciano Spalletti, duke e vlerësuar si një nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë.
“Spalletti? Është një ndër trajnerët më të mirë që kam pasur dhe një njeri i shkëlqyer. Gjithnjë mendonim për ndeshjen e radhës. Tani, do të luajmë për ta fituar secilën lojë, për tifozët dhe klubin. Ishte përballje e ngjashme me atë ndaj Atalantas”.
Në fund, Rrahmani kërkoi nga Napoli të fokusohet në Ligën e Kampionëve për ta siguruar play-offin.
“Në Ligën e Kampionëve kemi ndeshje të vështirë si mysafir. Duhet të luftojmë për play-off dhe besoj se do t’ia dalim”. /Telegrafi