Jehona Kicaj, laureate e Çmimit Letrar të Qytetit të Hanoverit për vitin 2025

Shkrimtarja nga Kosova, Jehona Kicaj, e cila jeton prej kohësh në Gjermani, është shpallur fituese e çmimit prestigjioz “Hanna” – Çmimi Letrar i Qytetit të Hanoverit për vitin 2025.

Kjo vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm, me romanin e saj “ë”, i përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimin Gjerman të Librit 2025.

Romani “ë”, i cili i solli këto dy vlerësime të mëdha brenda një viti, sjell rrëfimin prekës të një familjeje nga Kosova e cila, gjatë luftës detyrohet të shpërngulet në Gjermani.

Historia rrëfehet përmes syve të një fëmije, duke e bërë tregimin edhe më emotiv dhe të fuqishëm.