Hiqni njollat e djegura nga sobat me dru për vetëm pesë minuta me një zgjidhje të thjeshtë

Ashtu si shumë gjëra në shtëpi, edhe pastrimi është i domosdoshëm për sobat me dru, sepse njollat kafe të errëta në xham prishin pamjen e tyre të bukur.

Për ta bërë këtë punë më të lehtë, eksperti i pastrimit, Ronnie Kendrick nga CompanyClean, ka ndarë këshillat e tij për të mbajtur xhamin e sobës gjithmonë të pastër, pa e dëmtuar atë.

Ronnie rekomandon një përzierje larës enësh, uthull të bardhë dhe ujë, duke e quajtur një mënyrë “shumë efektive dhe të sigurt” për të pastruar xhamin pa lënë vija.

Sipas tij, për të pasur rezultat brenda pesë minutave, duhet përdorur larës enësh me cilësi të mirë.

Sobat me dru krijojnë zakonisht shumë blozë dhe yndyrë, të cilat ngjiten fort në xham.

Larësi i enëve është i shkëlqyer për heqjen e këtyre njollave të vështira, pa e dëmtuar xhamin.

Ndërsa uthulla e bardhë, falë aciditetit të saj natyral, ndihmon në shpërbërjen e shtresave të mineraleve dhe njollave nga uji i fortë.

Kur këto dy produkte përzihen me ujë, krijohet një përzierje që është mjaft e butë për të mos gërvishtur xhamin, por edhe mjaft e fortë për të hequr njollat.

Për më tepër, kjo metodë është e lirë dhe e lehtë për t’u aplikuar në çdo shtëpi.

Përdorimi është i thjeshtë:

Mjafton ta spërkasni përzierjen në xham, ta lini disa minuta që të zbusë njollat, pastaj ta fshini me një leckë të butë dhe ta shpëlani. /telegrafi