Barcelona konfirmon dëmtimin e Dani Olmos, rrezikon pjesën tjetër të sezonit

Barcelona është përballur me një goditje të madhe këtë javë, pasi klubi konfirmoi se Dani Olmo do të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025, pas një dëmtimi të shpatullës të pësuar gjatë shënimit të golit në fitoren ndaj Atletico Madridit.

Dëmtimi vjen në një moment kur 27-vjeçari po kalonte formën më të mirë të sezonit.

Olmo kishte dëmtuar të njëjtën shpatull edhe në vitin 2023, duke qëndruar jashtë fushave për dy muaj pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për këtë arsye, ekziston frika se një operacion i ri mund ta mbajë atë jashtë për katër muaj, duke rrezikuar pjesën më të madhe të sezonit.

Aktualisht, Barcelona po ndjek një trajtim konservativ, duke u përpjekur të shmangë kirurgjinë me çdo kusht. Me Fermin Lopez dhe Lamine Yamal të gatshëm të mbulojnë rolin e tij, skuadra ka alternativa, por Olmo mbetet një element kyç në planet e trajnerit Hansi Flick.