Unikkatili pas shumë kohësh flet për vëllain e tij: Do plagë nuk shërohen kurrë
Reperi i njohur, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka ndarë një nga postimet e tij më të rralla dhe emocionale në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e tij, Mentor Palokën, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë.
Që pas humbjes së papritur, reperi ka qëndruar larg vëmendjes së medieve, duke publikuar shumë pak për të reflektuar dhimbjen e tij të thellë dhe mungesën që ndien.
Sot, ai ka postuar në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë vëllait, duke e shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Do plagë nuk shërohen kurrë”.
Ky postim tregon se Unikkatil ende përjeton dhimbjen e humbjes dhe se koha nuk ka arritur ta lehtësojë dhimbjen që ka lënë vdekja e vëllait të tij. /telegrafi