I jashtëzakonshmi Arbër Hoxha, shënon gol të vonshëm për ta shpëtuar Dinamo Zagrebin nga humbja
Ylli shqiptar Arbër Hoxha sërish ka qenë heroi te Dinamo Zagreb. Këtë herë, ai shënoi në derbin kroat ndaj Hajduk Split.
Dinamo ishte duke pësuar humbje me rezultat 0-1 nga Hajduku deri në kohën shtesë, kur pastaj doli në skenë heroi i vendasve, pra Arbër Hoxha.
Me një gol në minutën 90+12’, Hoxha mahniti të gjithë duke u gjendur në vendin e duhur për ta dërguar topin në portën e zbrazur.
Goditja e Kulenovic u ndalua nga portieri Silic dhe nga topi i kthyer përfitoi ylli shqiptar që ishte i pagabueshëm nga afërsia - VIDEO.
Falë këtij golit të Hoxhës, Dinamo Zagreb vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 32 pikë, një mbi Hajduk Splitin. Përndryshe, ky ishte goli i gjashtë për ish yllin e Ballkanit në ligë. /telegrafi