Një tjetër Labinot në Big Brother VIP Kosova 4 - banori i ri vjen nga Gjermania [video]

Në mbrëmjen e së premtes, shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” priti një banor të ri: Labinot Haxhiu, 28 vjeç, nga Gjermania.

Labinoti e prezantoi veten si krijues përmbajtjeje, duke zbuluar se një nga pasionet e tij është gatimi.

Banori i ri u prit ngrohtësisht nga pjesëtarët e tjerë të shtëpisë, të cilët shprehën kureshtje dhe entuziazëm për njohjen me Labinotin dhe për mënyrën se si ai do të ndikojë në dinamikën e lojës.

Gjatë hyrjes së tij, Labinoti u përfshi menjëherë në biseda dhe lojëra të shkurtra me banorët ekzistues, duke treguar një natyrë të hapur dhe energji pozitive që pritet të sjellë shumë momente interesante në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. /telegrafi