Edi ngec me shprehjet gjatë spektaklit në Big Brother VIP Kosova 4 [video]
Në spektaklin e së premtes të “Big Brother VIP Kosova”, banorëve iu transmetua një klip i përgatitur posaçërisht, i cili rikthente momentin kur atyre u ishte kumtuar lajmi se Dolce kishte udhëtuar drejt “Grande Fratello” për disa ditë si pjesë e një shkëmbimi mes formateve.
Pas përfundimit të klipit, reagimet në shtëpi ishin të ndryshme, por ai që u veçua më së shumti ishte Edi.
Me entuziazëm të dukshëm dhe buzëqeshje që nuk i fshihej, ai shprehu dëshirën e madhe për rikthimin sa më të shpejtë të Dolces në “BBVK”, duke thënë se mezi pret të jenë sërish bashkë si çift.
Mirëpo momenti nuk kaloi pa një situatë gazmore. Teksa i emocionuar po fliste për të, Edi u ngatërrua në fjalët e tij, duke thënë: “Iu ka mundësuar kjo mundësi që ia keni mundësuar ju”.
Ripërsëritja e pavullnetshme e fjalëve shkaktoi të qeshura si brenda studios ashtu edhe te publiku që po ndiqte spektaklin. /telegrafi