Olta Gixhari befason me deklaratën për Klodin dhe Londrimin teksa Leonora thotë se 'ata kanë kimi' [video]
Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që do të shkonte drejt e në koncertin e Alban Skënderajt, i cili po mbahet sonte (e premte).
Pas një momenti reflektimi, Londrimi vendosi që biletën speciale t’ia jepte Klodit – një zgjedhje që nuk kaloi pa komente, duke pasur parasysh afrimitetin e tyre të gjatë dhe shpesh të përfolur brenda shtëpisë.
Londrimi shpjegoi se arsyeja e tij lidhej me një histori personale që Klodi i kishte treguar më herët: vite më parë, ai kishte humbur mundësinë për të marrë pjesë në një koncert të Albanit bashkë me motrën e tij, diçka që i kishte mbetur peng.
Teksa opinionistëve iu kërkua të jepnin mendimin e tyre, Olta Gixhari befasoi me deklaratën: “Dashuria është vëmendja”.
Këto fjalë mjaftuan që publiku në studio dhe ndjekësit në rrjete sociale të fillonin të aludonin menjëherë për një pëlqim të mundshëm midis Londrimit dhe Klodit.
Ndërkohë, opinionistja Leonora Jakupi u shpreh më direkte: “Mirë që e zgjodhi Klodin, pasi e kanë një kimi shumë të mirë mes dyve”.
Zgjedhja e Londrimit dhe reagimet që pasuan kanë ndezur edhe më shumë diskutimet për raportin e tyre, duke e bërë këtë moment një nga më të komentuarit e mbrëmjes. /telegrafi