LDK-ja në Pejë publikon listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Dega e LDK-së në Pejë ka njoftuar se Kryesia ka propozuar dhe votuar pesë kandidatët që do të jenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kandidatët e përzgjedhur janë: Kujtim Shala, Fatmir Asllani, Sadri Berisha, Diellëza Berisha dhe Agime Lajqi

LDK – Pejë u ka uruar suksese kandidatëve, duke theksuar objektivin për një rezultat të përbashkët fitues.