Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Thaçi në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit do të nisë më 24 shkurt 2026.

Bazuar në urdhër, do të zhvillohet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar. /KlanKosova