Sot, vranët dhe me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 8 deri në 11 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.