Beethovenit nuk iu lejua të ishte fëmijë, as i trishtuar dhe as i lumtur, sepse duhej të ishte gjeni

Atij nuk i'u lejua të ishte fëmijë, sepse duhej të zgjonte nga shpengimet e moshës rreptësinë e gjeniut. Beethoveni nuk pati një fëmijëri normale.

Ai u rrit në një shtëpi ku dashuria nuk kishte vend dhe ku një baba, më i shtypur nga alkooli sesa nga butësia, kërkonte jo një bir, por një mrekulli për ta shfaqur para botës dhe për ta shfrytëzuar.

I ati e zgjonte natën, e vinte në piano kur çdo fëmijë duhej të flinte. Qortimet e tij ishin ashpërsi, kurrë përqafime. Vogëlushi Ludwig mësoi herët se muzika mund të ishte strehë, por edhe burg, mund të ishte një ëndërr por edhe një realitet i dhunshëm. 

Nga ato vite i mbeti një tingull i brendshëm i bërë prej frike dhe disipline, një tingull që do të shndërrohej ngadalë në diçka tjetër, forcë, liri, të vërtetë. Sepse shpesh artistët e mëdhenj lindin pikërisht nga të paplotat, nga mungesat, nga plagët që nuk shërohen. 

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç humbi nënën e tij, të vetmen praninë e ëmbël të fëmijërisë. Që nga ai çast, ai mori mbi vete barrën e familjes. Duhej të rritej shpejt, pa pasur kohë të kuptonte vërtet dhimbjen e humbjes. 

Kur u shpërngul në Vjenë, më 1792, muzika më në fund mori epërsinë mbi ashpërsinë e jetës. Ishte i ri, i talentuar, rebel. Luante si askush tjetër dhe qyteti e pranoi duke njohur tek ai një zë të ri. Por pikërisht atëherë erdhi dhimbja më e madhe: shurdhimi. Shenjat e para, tingujt që zbehen, zërat që bëhen të largët. Për një muzikant, është si të fiket dielli. 

Në vitin 1802, i dëshpëruar, shkroi një letër që nuk pati kurrë guximin ta dërgonte: një testament ku rrëfente se kishte menduar për vetëvrasje. Pastaj la një premtim, të brishtë e të qëndrueshëm si një flakë në stuhi: do të vazhdonte të jetonte për artin. 

Ishte një zgjedhje që ndryshoi gjithçka. 

Muzika nuk i vinte më nga veshët, por nga kujtesa dhe shpirti. Filloi të kompozonte duke dëgjuar brenda vetes, sikur çdo notë t’i lindte drejtpërdrejt në zemër. Ishte një heshtje e plotë, një heshtje që nuk e hiqte, por e zbulonte. 

Veprat e tij më të mëdha – e pesta, e shtata, e nënta – lindën nga ky dëgjim i brendshëm. 

Në ekzekutimin e parë të Simfonisë së Nëntë, Beethoveni ishte krejtësisht i shurdhër. Qëndroi i palëvizur, me shpinën nga publiku. Nuk mund të dëgjonte ovacionin që mbushte sallën si një valë, derisa një korist i preku krahun dhe e ktheu drejt publikut: qindra njerëz në këmbë, me lot në sy, po e duartrokisnin. 

Ai nuk dëgjonte asgjë. 

Megjithatë atë natë kuptoi se muzika e tij kishte gjetur rrugën drejt botës pa kaluar nga dëgjimi i tij. 

Beethoveni vdiq më 1827, në moshën pesëdhjetegjashtë vjeç. Nuk ishte një njeri i qetë. Ishte një njeri i vërtetë. 

Një njeri që mori me vete jehonën e një fëmijërie të vështirë, vetminë, heshtjen. Por i shndërroi të gjitha këto në një forcë që ende sot përshkon shekujt. 

Historia e tij na kujton se madhështia nuk lind nga privilegji, por nga aftësia për të mos u shuar. 

Se edhe në errësirën më të dendur mund të lindë një dritë. 

Dhe se muzika e shpirtit, nëse dëgjohet vërtet, nuk pushon kurrë së foluri. /oranews