Hargreaves shpreson në formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
Ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se pasditen e sotme është takuar me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilit i ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve në fillim të vitit 2026.
Ai ka potencuar se Kosovës i duhet krijimi i institucioneve, në mënyrë që të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë, si dhe të bëjë përparim në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Këtë pasdite u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Patëm një diskutim të mirë, duke shpresuar që institucionet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur në vitin e ri, në mënyrë që Kosova të jetë në gjendje të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Hargreaves në rrjetet sociale.