MUP-i serb raporton për arrestimin e një shqiptari në Merdare, ia gjejnë një flamur të UÇK-së
Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës, pasi në veturën e tij është gjetur një flamur me shenjat e UÇK-së, raporton “Kossev”.
Bëhet fjalë për L.D., i lindur në vitin 1992. Sipas këtij mediumi, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të furgonit “Mercedes”, të cilin shqiptari e drejtonte nga drejtimi i Kosovës, në sediljen e pasagjerit u gjet flamuri i UÇK-së.
Ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim për 48 orë.
Arrestimi është bërë mbi bazën e akuzës për “Nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”./klankosova