Spiropali në Vjenë: Siguria dhe përparimi në rajon fillon me njohjen e Kosovës si shtet

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në Ministerialin e OSBE-së.

Në fjalimin që mbajti ajo rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë.

Spiropali shtoi se siguria dhe përparimi në Ballkanin Perëndimor fillojnë me njohjen e Kosovës si shtet.

“Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Evropë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore. Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, tha ajo.