Babai i Dukeshës Meghan, shtrohet në kujdes intensiv pas operacionit emergjent

Babai i Dukeshës së Sussex Meghan, Thomas Markle, u shtrua në repartin e kujdesit intensiv pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Vëllai i Dukeshës, Thomas Markle Jr., konfirmoi se i ati i tyre u dërgua në spital dhe iu bë një ndërhyrje kirurgjikale pasi u sëmur në shtëpinë e tij në Filipine të martën, raportoi Daily Mail.

Thomas, 81 vjeç, do t’i nënshtrohet më vonë edhe një procedure tjetër për heqjen e një mpiksjeje gjaku.

“E çova babanë në një spital pranë shtëpisë sonë dhe ata i bënë disa skanime; mjekët thanë se jeta e tij ishte në rrezik”, tha për gazetën Thomas Jr., 59 vjeç.

“Ata na dërguan me ambulancë, me sirenat ndezur, drejt një spitali shumë më të madh në qendër të qytetit”.

Vajza 61-vjeçare e Thomasit, Samantha, pohoi se shkaktar i sëmundjes së tij ishin si shkak i vështirësive që ai ka përjetuar gjatë viteve të fundit.

“Ai është një burrë i fortë, por ka kaluar shumë. Po lutem që të ketë forcë ta përballojë këtë”, i tha ajo Daily Mail-it.

“Babai im ka kaluar dy atake në zemër e një goditje në tru. Shpresoj që ta kalojë edhe këtë herë”.