Dogana gjen barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme [video]

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Postimi i plotë:

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja. Këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Republikën e Kosovës nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara.