Valon Prebreza betohet si kryetar i ri i Fushë-Kosovës
Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dhënë sot betimin para Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht detyrën e të parit të Komunës.
Në deklarimin e tij publik pas betimit, Prebreza u shpreh se posti i kryetarit e obligon të shërbejë për çdo qytetar pa dallim dhe theksoi se mandatin e tij do ta udhëheqë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim.
“Sot u betova para Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për të marrë zyrtarisht mandatin e Kryetarit të Komunës. Detyra zyrtare, më obligon që t’i shërbej secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve. Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë!”, ka shkruar ai.