Reagon Adriana Matoshi pas deklaratës së Sami Lushtakut
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën, të cilën e bëri kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku kundrejt saj, që sipas tij “ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike”.
Matoshi për Ekonominë Online tha se nuk ka interesim për ta komentuar.
“As që jam e interesuar të jap ndonjë koment”, tha shkurt Matoshi.
Ndërsa Lushtaku pas betimit të tij si kryetar për demos tha se “ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi, edhe do zonja të tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin, sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë”.