Gërxhaliu: Deklarata e Gashit se qytetarët kanë më shumë para se më parë është e trupshme

“Qytetari i Kosovës kurrë ma shumë pare s’ka pasë”, është kjo deklarata e zëvendësministres në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, për të cilën ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se kjo dëshmon se politika është dëshmuar nga turpi sesa nga realiteti në të cilën po jetojnë qytetarët e Kosovës.

Safet Gërxhaliu ka thënë se një pagë, të cilën e marrin qytetarët, nuk përkon me luksin, meqë, siç e thekson ai, për të jetuar vetëm me gjërat elementare një familje katëranëtarëshe ka nevojë për 1 mijë e 380 euro.

Gërxhaliu deklaroi se kjo qasje tregon degradimin e debatit publik dhe se skena politike “nga demokracia po kalon në idiokraci”.

“Fatkeqësisht shoqëria kosovare me kalimin e kohës në veçanti skena politike nga demokracia duke kaluar në idiokraci, ku jep te drejtë vetës që të informojë informata të shumta dhe informimi i shumtë me informata të pasakta kalon në dezinformim, ajo çka është më shqetësuese, që sot nuk ka llogaridhënie për fjalën e folur të thuash në kohë të krizës inflacioni është në nivelin më të lartë se kosovarët janë më të pasur që kemi një inflacion që po ndikon në mënyrë direkte në ngritjen e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar që po godet standardin e Kosovës. Të thuash që kosovarët nuk kanë pasur kurrë më shumë para, është diçka që e dëshmon më së miri që në Kosovë shoqëria, politika shumë më tepër e ka kapluar turpi sesa realiteti që ne jetojmë. Jemi shoqëri që varemi nga importi ku vitin 2025 thyhet rekord më tepër se 7 miliardë euro importe keni një inflacion nëse në vitin 2010 diçka ke ble 100 euro sot e paguan 800 euro, këtë po e vërejnë qytetarët e Kosovës. Kemi një pagë minimale tani të propozuar me 500 euro, e cila pritet të miratohet dhe kur kemi parasysh faktin që për varfërinë ekstreme nuk flet askush”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij, inflacioni i importuar, rritja e çmimeve dhe varfëria ekstreme po rëndojnë jetën e qytetarëve.

“Një familje katëranëtarëshe për të jetuar një jetë normale pa luks, por vetëm me gjërat elementare i duhet të ketë 1386 euro dhe si mund t’i sigurosh aq lehte këto mjete për një jetë normale. Po e shihni që e tëra këto nuk është rastësi është tentativë e dirigjuar për të krijuar amulli në masë. Dikush që i dëgjon këto informata dhe beson, por duhet të kuptohet se nuk jetohet nga të dhënat e gabuara, të cilat janë një grumbull i të dhënave të gabuara. Kosova ka nevojë për transparencë për dialog, për uljen e kësaj përçarje dhe ndarje të popullatës sepse me dezinformata të tilla sot duhet të jenë me qytetarët dhe ekonominë dhe sa më herët të kuptojnë rrezikun që i kanoset Kosovës nga një inflacion i importuat që është shndërruar në sëmundje kancergjene për jetën e qytetarëve kur një shoqëri kaplohet nga një metastazë. Është koha që ekonomia të depolizohet të shihet realiteti dhe vetëm atëherë të avancojë një dialog, që do të na shpjerë drejt një ardhmërie më të mirë, jo kalkulime politike në interes të pushtetit dhe jo në interes të shtetit dhe të qytetarëve”, theksoi ekonomisti.

Gërxhaliu paralajmëroi se Kosova po përballet me “krizë morale” në politikë dhe se periudha zgjedhore do të shoqërohet me dezinformata të shumta. Ai kërkoi depolitizim të ekonomisë, më shumë transparencë dhe dialog në interes të qytetarëve, jo të pushtetit.

“Në kampanjë zgjedhore duhet të jemi të përgatitur për dezinformata të shumta që kanë efektin negative të një pjesë të shoqërisë e cila është targetuar nga pushteti aktuale dikush edhe beson sepse kur e bombardon me informata në mënyrë kontiuele kalon në dezinformatë i cili dikush dhe i beson. E tëra nuk është e rastësishme, është cenuar i përgatitur, por jo për profesionistët që e kuptojnë realiteti, është mu ata 40 për qind të targetuar të qeverisë në pushtet që mendon që ti mbajë në këtë mënyrë dhe te jenë votues të garantuar por realiteti është me të vërtete shumë më shqetësues sesa paraqitet. Duhet të kuptohet që skena politikë në Kosovë, realiteti është duke u ballafaquar në krizë morale, duhet të kuptohet një realitet tjetër që është shenja e parë e skizofrenisë në skenën politike është atëherë kur humbet turpi dhe turpi politikë në Kosovë ka humb”, shtoi ai.

Zëvendësministrja në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në emisionin e mbrëmjes së të mërkurës në “Pressing” të T7 tha se qytetarët e Kosovës s’kanë pasur “kurrë më shumë para” sesa sot dhe se sipas çdo narracion tjetër është i pasaktë dhe se pavarësisht çmimeve, numrat flasin për rritje të mirëqenies.

“Ju po merrni disa produkte të cilat juve po ju konvenojnë për narracionin që po doni me e shtru. Por fakt është që qytetari i Kosovës kurrë ma shumë pare s’ka pasë. Sot, qytetari i Kosovës ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve. Është shumë fakt kjo”, ka deklaruar ajo. /EO