“Krenari kombëtare”, Haradinaj në 113-vjetorin e Ushtrisë shqiptare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ai u shpreh se në këtë ditë duhet të kujtohen të gjithë atdhetarët e asaj kohe, që me guxim e dashuri kontribuuan në themelimin dhe fuqizimin e Ushtrisë shqiptare, shkruan Zeri.info.
“Sot Forcat e Armatosura Shqiptare, me krenari, vazhdojnë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme dhe, si pjesë e NATO-s, shkëlqejnë në misione të ndryshme për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë, si dhe në Kosovë si pjesë e KFOR-it.
Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, thekson ndër të tjera Haradinaj. /Zëri