Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Avokat i zgjidhjes së konflikteve pa dhunë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në një postim në rrjete sociale, Rudolphi tha se po e nderon trashëgiminë e Rugovës si avokues i zgjidhjes së konflikteve pa dhunë.

“Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, shkroi ambasadori Rudolph.

Më 2 dhjetor ish-presidenti Rugova do të mbushte 81 vjeç.