Çfarë funksioni kryen shkronja S në një transmision automatik?
Shkronja S në një transmision automatik është shkurtesë për Sport dhe zakonisht përdoret kur shoferët duan të nxjerrin pak më shumë performancë.
Me këtë konfigurim, kutia e marsheve do të kalojë në marshet e larta në rrotullime më të larta dhe, në disa raste, madje do t’i japë motorit më shumë fuqi, shpjegoi Mazda në një postim të fundit.
Konfigurimi S nuk ndodhet në çdo transmision automatik dhe shpesh është i rezervuar për modelet që kanë pretendime sportive, siç shihet në fotografinë tonë (levë marsh i Volkswagenit).Si pasojë, me zgjedhjen e programit S, konsumi i karburantit mund të rritet minimalisht.
Kjo është gjithashtu logjike…/Telegrafi