Rritet qarkullimi i video përmes AI për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve
Videot e shumta të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat kanë nxitur organizatën Hibrid.info të mbajë një konferencë për media.
Në këto video të gjeneruara me AI improvizohen intervista me mërgimtarë në aeroport, të cilët tregojnë se kë do ta votojnë.
Një përmbajtje e tillë po pretendohet të ketë ndikim të madh në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas hulumtuesit të lartë në Hibrid.info, Festim Rizanaj, ky ndikim po krijohet pikërisht për shkak të shpërndarjes së gjerë të videove.
“Këto kur shikohen nga audienca e kena vrejt që më shumë dëgjohen se sa shikohen për shkak se ju intereson se çka po thuhet edhe në momentin që i’a plotësonpikëpamjet e tyre idologjike dhe politike at AI e marrin të mirëqena. Por nëse koncentrohem pak në këto video atëherë vërehen disa deformime që në një farë forme të nxitin me dyshu që jonë të gjeneruara me AI”, tha Festim Rizanaj – hulmutues në Hibrid.info .
Ndërkaq, hulumtuesja Hyrije Mehmeti theksoi se ndikimi i tyre në opinionin publik është i madh, pasi shumë njerëz i marrin për të mirëqena.
“Përdorimi i madh i platformave sociale si: Facebook dhe Tiktok, bënë që audienca me qenë shumë e madhe, sidomos tek të rinjtë dhe mërgimtarët. Këto janë audienca më e prekur nga këto përmbajtje të publikuara. Gjitha këto probleme kanë bërë që Hibrid të marr një iniciativë që në një mënyrë të këshilloj gazetarët, mediat në përdorimin e inteligjencës artificiale në mënyrë që të përdoret ashtu siç do të duhej”, tha ajo.
Organizata Hibrid.info, ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë çdo informacion para se ta besojnë apo ta shpërndajnë./teve1