Goditet me thikë një i ri në Durrës

Një 21 vjeçar është goditur me thikë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fllakës.

Sipas informacioneve, 21-vjeçari ndodhet në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.