Osmani në “Handikos”: Fuqia më e madhe është humaniteti
Sot në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar qendrën “Handikos” në Ferizaj.
Ajo tha se “Handikos” është një vatër e komunitetit me zemra të mëdha që punohet për të drejta, barazi e gjithëpërfshirje, raporton Zeri.info.
“Handikos është vatër e komunitetit me zemra të mëdha që çdo ditë punojnë për të drejta, barazi dhe gjithëpërfshirje. Respekt për personat me nevoja të veçanta, të cilët na e kujtojnë se vlerat më të larta të një shoqërie maten me mënyrën si i trajtojmë ata që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, thuhet në postimin e Osmanit. /Zëri