Vatra i bashkohet garës me AAK-në, Elbasan Shabani pjesë e listës për deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se në listën e saj për deputetë është përfshirë edhe një zyrtar i Lëvizjes Vatra, Elbasan Shabani.

AAK-ja njofton se ky bashkëpunim i ri synon të vendosë në qendër të vëmendjes çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, si dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkombëtar për të drejtat, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e komuniteteve shqiptare në rajon.

“Shabani, i cili jeton në Gjilan, vjen në garën e 28 dhjetorit si një aktivist i shquar i kauzës së shqiptarëve të Kosovës Lindore dhe ndër më të votuarit e Lëvizjes Vatra në dy legjislaturat e fundit. Me profesion ekonomist, ai ka shërbyer për një periudhë të gjatë në ndërmarrjet publike të Gjilanit dhe aktualisht është pjesë e kabinetit të Kryetarit të Komunës”.

“Përvoja e tij e thellë në fushën e marketingut dhe promocionit e rendit ndër profesionistët e spikatur në këtë sektor, duke e bërë një vlerë të shtuar për listën e Aleancës”, thotë AAK-ja në njoftim.