Diskutimi në Kongresin e SHBA-së: Kurti është pengues

Mbrëmë gjatë Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku u mbajt seancë dëgjimore me temën “Një rrugë drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, kryeministri në detyrë i Kosovës u cilësua si person “pengues” (obstruksionist), që qëllimshëm bllokon proceset.

Kryesuesi Keith Self, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë dëshmi Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward P. Joseph, ndër të tjera i ka pyetur nëse Albin Kurti cilësohet si obstruksionist sipas diplomatëve amerikanë

Përgjigjja e dy pjesëmarrësve në diskutim ishte “po”, ndërsa e njërit prej tyre “më shumë po se jo”.

Gjatë këtij komiteti Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim. /21Media