Shembet tarraca e “Peshkopisë”, biznesi që u akuzua nga Lladrovci për uzurpim

Komuna e Drenasit ka filluar të ndërmarrë veprime ndaj restorantit “Peshkopia”.

Aty shihen mjete pune që si duket po shembin tarracën e këtij restoranti, që është në pronësi të babait të Arigon Sinanit.

Përplasja e Arigon Sinanit dhe Lladrovcit

Arigon Sinani ishte akuzuar nga Lladrovci si person që e incizoi bisedën, ku Ramiz Lladrovci po fliste për pronë komunale.

Lladrovci në intervista duke folur për të e kishte akuzuar se është uzurpator i një prone, për të cilën ai ka thënë se Komuna ka kërkuar të lirohet për realizimin e një projekti komunal.

Por kjo ishte mohuar nga Sinani, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje dhe fyerje ndaj Lladrovcit.  

“Me përgjegjësi të lartë deklaroj se restoranti ‘Peshkopia’, i cili është pronë e prindit tim, Selman Sinani, as nuk ka qenë e as nuk është uzurpuar. Këtë hapësirë publike ‘tarracë’ e shfrytëzojmë si të gjitha restorantet në Drenas, duke kryer të gjitha obligimet ndaj komunës, siç janë të përcaktuara me rregulloren përkatëse. Për shkak se ka bërë hakmarrje ndaj meje dhe familjes time, po e sulmon biznesin e prindit tim, për çka jemi në procedurë gjyqësore, dhe çfarëdo që vendos gjykata ne do ta respektojmë. Por të mos harrojmë se lirimin e tarracës e ka kërkuar vetëm për restorantin tonë, ndërsa të tjerëve u ka zgjeruar shfrytëzimin e hapësirave publike”, kishte shkruar Sinani.

Ndërsa, sot në restorantin e Sinanit janë parë mjete të rënda punë.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: