Abu Dhabi hap muzeun më të madh të historisë natyrore në Lindjen e Mesme

Muzeu i Historisë Natyrore në Abu Dhabi po hap dyert për publikun, duke sjellë një udhëtim të plotë nga krijimi i planetit deri te zhvillimi i jetës në Tokë. Me 35.000 m² hapësirë ekspozuese, ai është muzeu më i madh i këtij lloji në Lindjen e Mesme dhe përmbledh 13.8 miliardë vjet shkencë, evolucion dhe zbulime.

Një nga atraksionet më të rëndësishme është “Stan”, fosili 66 milionë vjeçar i një dinosauri të ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme. Për herë të parë në botë, ai prezantohet në një skenar beteje me një tjetër dinosaur.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin edhe meteoritet Murchison, një nga shkëmbinjtë më primitivë kozmikë, i formuar rreth 4.5 miliardë vjet më parë, në origjinën e sistemit diellor.

Muzeu përfshin gjithashtu ekspozita të dedikuara historisë natyrore të Gadishullit Arabik, gjetjeve arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore.

Mes 1.500 objekteve të ekspozuara spikasin:

Një rikrijim i një anijeje tregtare nga Epoka e Bronzit,

“Perla e Abu Dhabit”, perla më e vjetër në botë, e datuar mes viteve 5800–5600 p.e.s.

Një destinacion i ri që premton të bëhet pikë referimi botërore për dashamirët e shkencës, historisë dhe natyrës. /kultplus